Suksesi ynë rritet së bashku me vlerat e integritetit respektin për njerezit dhe mjedisin!
Me një eksperiencë të suksesshme mbi 27 vjeçare, ku gjithçka nisi në bashkëpunim me profesionistë, inxhinierë e arkitektë, duke studiuar nevojat e klientëve tanë, kemi krijuar e zhvilluar një gamë produktesh e teknologjish të cilat na kanë pozicionuar lider në tregun e materialeve termoizolues.
Gjatë viteve, ne kemi mësuar shumë për nevojat, dëshirat dhe çfarë klientët presin nga produktet tona!
Ne synojmë të ofrojmë zgjidhje efikase dhe asistencë teknike për termoizolimin dhe hidroizolimin e ndërtesave me materiale cilësore të çertifikuara sipas Standardeve Europiane, duke garantuar ndërtesa me efiçencë energjie dhe me komoditet klimatik.
Ne jemi krenarë të ofrojmë risi në produkte të cilat i adresohen nevojave të hershme për zgjidhje të qëndrueshme në ndërtim, gjithashtu jemi në kërkim të përmiresimit, inovacionit dhe përsosjes së tyre!
Promovimi i jetesës komode dhe teknologjive të reja ecën paralelisht me punën tonë të vazhdueshme për një impakt pozitiv në mjedis.
Duke sjellë produkte të cilat ulin ndjeshëm emetimin e CO2 në atmosferë si dhe reduktojnë konsumin e energjisë dhe resurseve natyrore, ne synojmë të rrisim kualitetin e jetës duke respektuar natyrën dhe mbrojtur mjedisin!