Autonivelant super fleksibël, me punueshmëri të lartë dhe tkurrje të vogël i përshtatshëm për shtresa 1-10 mm. Përdoret për nivelimin dhe përmirësimin e dyshemeve të kateve, aplikohet shpejt dhe ka punueshmëri të shkëlqyer, sidomos në ambientet e brendëshme. Mund të mbulohet me tapet, mermer, gurë natyral, parket, dysheme druri, gomë, PVC, pllaka qeramike të çdo tipi. Mund të lihet edhe si sipërfaqe finale në ambjentet për përdorim shtëpiak si; depo, podrume, papafingo.