Aditiv plastifikues dhe hidroizolues për betonin (Tipi A). Përbërja kimike I jep betonit dhe llaçrave rrjedhshmëri duke ofruar punueshmëri më të mirë, sidomos në rastet e betoneve të rënda. Përdoret në ndërtimin e strukturave të betonit me parametra të larta, betonit të zbuluar dhe në ekspozim periodik ose të përhershëm ndaj ujit. Rrit ndjeshëm impermeabilitetin e betonit me anë të uljes së porozitetit efektiv, rritjes së plasticitetit, pa shtesë uji, pa substanca korro zive me bazë klori. Realizon kompaktesi të lartë të betonit, siperfaqe tepër të lëmuar. Është kompatibël edhe me të tjera tipe të çimentos portland, nuk vepron si mbajtës i ajrit. I përshtatshëm për themele, vepra kullimi, diga, rezervuare, kanalizime, e në përgjithesi aty ku kërkohet beton me cilësi te lartë, hidroizolues dhe me punueshmëri të lartë.