Llaç çimento i përforcuar me fibra për riparime. Rrit më tepër se 2 herë rezistencën në shtypje në krahasim me betonin e zakonshëm, thiksotrop (trashësi deri 60 mm për shtresë), pa elemente korrozivë dhe kloride. Mundëson ngjitje të përkryer dhe është ideal për riparime të strukturave speciale të betonit, rritjen e fortësisë stukturale, riparime te betoneve të dëmtuar (kur struktura e hekurit ka dalë), riparimin e sipërfaqeve të betonit, shtresë përfundimtare dhe mbrojtëse e strukturave të betonit duke përfshirë trarët, shtyllat, pllakat, rampat, muret e ekspozuar, elemente dekorative, korniza dhe strukturat inxhinierike. Në mënyrë specifike për ndërhyrje të mesme apo të mëdha, ekzekutimin e shpejtë dhe rezultate që janë të gatshëm për t’u përdorur brenda ditës. Klasifikuar si llaç riparues R4, në përputhje me kërkesat e standardit evropian EN 1504-3. Disponohet ne ambalazhim 5kg dhe 25kg.