Polytile janë pllaka me përmasë 30 x 60 cm prej polistireni RAVATHERM / DOW mbi të cilat është vendosur një shtresë betoni prej 2cm. Pllakat kanë paturë në të katër anët e cila shërben për lidhjen e pllakave me njëra tjetrën gjatë aplikimit të tyre në tarraca. Polytile është zgjidhja perfekte për izolimin termik të ndërtesave të vjetra ku ndërhyrja në tarracë është e pamundur ose shumë e kushtueshme. Polytile ka peshë prej 46 kg/m. Ato aplikohen shpejt, lehtë dhe me kosto të ulët.